![Më pak plazhe publik në Vlorë/ Pushuesit: Çmimet në hapsirat private janë rritur](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/06/marina-533x400.jpg)
Në vijën bregdetare përgjatë Lungomares ka më pak hapësira për plazhet publike.
Pushues të ardhur nga qytete të ndryshme, por dhe emigrantë nga Italia thonë se Vlora ka ndryshuar e në veçanti plazhet e saj. Ata ngrenë si shqetësim mungesën e dusheve, tualeteve publike si dhe papastërtitë.
Numri i pushuesve që zgjedhin hapësirat private po rritet gjithashtu. Megjithatë, qytetarët shprehen se kostot janë shumë të larta dhe të papërballueshme nga mosha e tretë.
Advertisement
Vlora po mbipopullohet nga dita në ditë. Ky sezon turistik po pret pushues shqiptarë e të huaj nga vende të ndryshme të botës.