minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Meta sqaron lirimin nga detyra të Bajram Begajt: Dekreti u punua në Presidencë, vullneti mund te shprehet kudo - Struga.info


Meta sqaron lirimin nga detyra të Bajram Begajt: Dekreti u punua në Presidencë, vullneti mund te shprehet kudo

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta sqaron lirimin nga detyra të Bajram Begajt: Dekreti u punua në Presidencë, vullneti mund te shprehet kudo

Presidenti Meta ka sqaruar firmosjen e pazakontë të dekretit për lirimin nga Forcat e Armatosura të Bajram Begajt, nga Turqia.

 

Nëpërmjet këshilltarit të tij, kreu i shtetit vuri në dukje se, dorëheqja e sShefit të Shtabit të Përgjithshëm është administruar në selinë e Presidencës.

 

Advertisement

Dekreti për lirimin e Bajram Begajt është hartuar në Tiranë dhe më pas i është përcjellë Presidentit, i cili e ka firmosur në Turqi, ku ndodhej për një vizitë zyrtare.

 

Më pas, kopja e dekretit është administruar në mënyrë elektronike në Tiranë dhe stafi i Presidencës ka kryer të gjitha procedurat e tjera.

 

Advertisement

Në sqarim theksohet se miratimi i dekretit mund të bëhet kudo, por protokollimi dhe procedurat e tjera kryhen vetëm në selinë e Presidencës.

 

Pikëpyetje mbi vlefshmërinë e një dekreti të firmosur në Turqi ngriti dje, kreu i PD Sali Berisha, i cili theksoi se nuk mund të merren vendime jashtë territorit shqiptar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy