
Shtetet e Bashkuara po diskutojnë me aleatët e tyre mundësinë e kufizimit të mëtejshëm të të ardhurave të naftës së Rusisë duke vendosur një kufi në çmimin e naftës së saj të papërpunuar.
Këtë e tha gjatë një vizite në Kanada, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.
“Ne vazhdojmë të kemi biseda produktive me partnerët tanë në mbarë botën rreth mënyrës se si të kufizojmë më tej të ardhurat e energjisë së Rusisë duke parandaluar efektet e përhapura në ekonominë globale,” tha Yellen në një konferencë shtypi në Otava.
Advertisement
Në një kohë që lufta është në ditën e 118, SHBA dhe vendet e BE kanë ndërmarrë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.
Mirëpo e gjithë situate ka sjell një efekt zinxhir edhe në ekonomine globale duke shkaktuar rritje të ndjeshme të cmimeve në ushqime dhe karburante.
Advertisement