Bashkia e Shkupit: Nuk ka më subvencione për trotinetë elektrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit njofton se nga shpallja e thirrjeve publike për ndarjen e subvencioneve për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrike, deri më sot janë dorëzuar 2,774 kërkesa nga qytetarët për subvencione për biçikleta të blera dhe 214 kërkesa për subvencione për trotinete të blerë.

Në përputhje me këto numra, Bashkia e Shkupit informon qytetarët se kuota e parashikuar për trotinet elektrikë është plotësuar, kështu që kërkesat nga qytetarët për subvencione për trotinet të blerë nuk do të pranohen më.

“Aplikimi për subvencione për biçikleta vazhdon akoma, dhe sipas mjeteve financiare të planifikuara, kanë ngelur edhe 50 subvencione për biçikleta të blera. Qytetarët do mund të dorëzojnë llogari fiskale për biçikletën ose trotinetin e blerë nga 1 janari i këtij viti”.

“Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal”, thonë nga Bashkia e Shkupit./Telegrafi/

Advertisement

Bashkia e Shkupit: Nuk ka më subvencione për trotinetë elektrik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy