Arif Ziberi i “Elita 5”: Jemi krenar që nuk kemi pranuar asnjë ndihmë shtetërore të arrijmë deri këtu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vokalisti i grupit “Elita 5” është intervistuar nga Telegrafi Maqedoni për të kaluarën dhe të ardhmen e tij dhe grupit që tashmë e kanë kaluar 30 vjeçarin e bashkëjetesës me publikun shqiptar.

Në mes tjerash, Ziberi është pyetur edhe për ndihmën që shteti i’a ka dhënë grupit të famshëm Elita 5.
“Gjithmonë e kam cekur se kurrë Elita 5 nuk e ka zgjatur dorën, që të kērkojë diçka nga ky shtet apo secili shtet e veçanarisht në shtetin ku jemi(Maqedonia e Veriut). Kurr nuk kemi pas asnjē ndihmë, dhe jam krenar që çdo gjē që ka arritur Elita 5 e ka arritur me forcat e veta, me mjetet e veta dhe të them të drejtën ndjehem, e përsëris, shumë krenar që nuk ja kemi zgjatë asnjëherë dorën asnjë institucioni pēr këtë që kemi arritur deri sot” ka thënë Ziberi.

Në lidhje me përfaqësimin e Maqedonisë, Kosovës apo Shqipërisë në eurovizion, Ziberi ka thënë se “Elita 5” nuk është grup festivalesh. “Edhe pse kemi pasur oferta për të përfaqësuar Shqipërinë, nuk kemi deshur të marrim një përgjegjësi aq të madhe pasi atje përfaqësohet populli jonë”, është përgjigjur Ziberi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Advertisement

Për veprimtarinë mbi 30 vjeçare në skenën e muzikës shqiptare Ziberi ka thënë se çelësi i suksesit është sinqeriteti, kualiteti dhe besnikëria me publikun.

Ziberi skenën muzikore dhe estradën e ka cilësuar si një “kaos i vërtetë”. “Secili sot shpëtimin personal e kërkon nê muzikë edhe më pas e kemi këtë kaos në muzikë”

Në lidhje me projektet e së ardhmes Ziberi tha se “Elita 5” ka të rezervuara shumë koncerte në këto dy muaj të verës kurse pas saj do të ulen dhe do të vendosin se në çfarë projekti do të punojnë. /Telegrafi/

Arif Ziberi i “Elita 5”: Jemi krenar që nuk kemi pranuar asnjë ndihmë shtetërore të arrijmë deri këtu shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy