
Ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro ka paralajmëruar se nga 1 korriku do të nisin kontrollet dhe aplikimi I gjobave për përdoruesit e qeseve plastioke të ndaluara prej 1 qershorit.
Nga eventin “Unë dhe ti për mjedisin” ku ministrja Kumbaro ndodhej me ambasadorin Alastair King-Smith, kryetaren e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako dhe banorë të qytetit bregdetar tha se nuk mjafton vetëm informimi.
“E kemi quajtur këtë fushatë “Unë dhe ti për mjedisin! Po ti çfarë do të bësh?” Ajo që ti mund të bësh është të marrësh që sot e tutje një torbë që të mos jesh i detyruar ta blesh një qese plastike, pavarësisht se kategoria e qeseve që janë në qarkullim, janë shumëpërdorimshe dhe do të blihen si mall. Që të kurseni para dhe të mbroni mjedisin, besoj që kjo është zgjedhja më e mire”, u shpreh ministrja Kumbaro.