
Kryeministri Edi Rama kthehet në Tiranë pas disa ditëve qëndrimi në Madrit në kuadër të Samitit të NATO-s.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur i kënaqur nga zhvillimet e takimit me liderët botërorë.
Advertisement
“Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”- shkruan Rama.