
Një 48 –vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë pasdite në Shkodër.
48-vjeçari ka qenë duke prerë dru ndërsa i ka rënë trungu dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë.
Advertisement
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Advertisement