
Rrëzimi i pemëve nga moti i keq në Vrion ka bllokuar aksin e vjetër Sarandë – Gjirokastër, aks i cili lidh edhe Finiqin dhe Konispolin me Sarandën.
Mbrëmjen e sotme Saranda u pushtua nga reshje të forta shiu dhe stuhi ere. Pas disa minutash rrugë të ndryshme në pjesën e poshtme të qytetit janë përmbytur.
Advertisement
Problematike ishte sidomos situata pranë limanit në shëtitoren e re të qytetit.
Nga stuhia më herët humbi jetën tragjikisht edhe një 22-vjeçar.
Advertisement
Advertisement