minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Tapë” në timon/ Policia arreston në flagrancë tre shoferë në Tiranë - Struga.info


“Tapë” në timon/ Policia arreston në flagrancë tre shoferë në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tapë” në timon/ Policia arreston në flagrancë tre shoferë në Tiranë

Policia e Tiranë ka arrestuar në flagrancë tre shoferë në gjendje të dehur.

 

Në pranga janë vënë shtetasit me inicialet A.N., 64 vjeç, B.S., 39 vjeç dhe G.P., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.

 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. N., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
-B. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga;
-G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy