Plagosje e rëndë me dashje dhe në timon në gjendje të dehur/ Policia arreston tre persona në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosje e rëndë me dashje dhe në timon në gjendje të dehur/ Policia arreston tre persona në Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar vënien në pranga të tre shtetasve për vepra penale të ndryshme.

 

Dy prej tyre janë arrestuar për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ndërsa një tjetër, banues në Mallakastër është dërguar pas hekurave për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje”.

 

Advertisement

DVP Fier

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-G. M., 32 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur;

Advertisement

-J. M., 20 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Rover” pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. B., banues në Kalenjë, Mallakastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin M. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy