minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Nuk jua ka lënë “seen”, bie Instagrami në të gjithë botën - Struga.info


Nuk jua ka lënë “seen”, bie Instagrami në të gjithë botën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rrjetet sociale Instagram dhe Messenger kanë shfaqur probleme ditën e sotme, duke shkaktuar një pakënaqësi të madhe në rrjet.

Për orë të tëra, opsioni i mesazheve në këto dy platforma ka qenë pjesërisht jashtë funksioni, gjë që krijuar konfuzion te përdoruesit.

Që të dy rrjetet, pjesë e gjigantit Meta, kanë nisur që në orët e para të ditës të shfaqin probleme, por njerëzit e kanë vënë re vetëm më vonë. Kjo për shkak se mesazhet shfaqeshin si të dërguara në bisedë, por marrësit nuk i shfaqej.

Prandaj, nëse sot keni menduar se dikush po zgjedh t’iu injorojë, duhet të gjeni një formë tjetër për të kontaktuar, pasi Instagram dhe Messenger ende nuk janë rregulluar plotësisht.

Advertisement

Aktualisht shkaku i këtyre problemeve është ende i paqartë, ndërsa përdoruesit njësoj si edhe në raste të ngjashme, kanë nisur të ankohen në Twitter.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy