minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Pendarovski nesër do të deklarohet nëse do të ketë gjendje të re të jashtëzakonshme - Struga.info


Pendarovski nesër do të deklarohet nëse do të ketë gjendje të re të jashtëzakonshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, nesër do të mbajë fjalim dhe do të deklarohet nëse do të shpallë edhe një gjendje të re të jashtëzakonshme, për shkak se ditën e shtunë përfundon gjendja e jashtëzakonshme që u shpall për të katërtën herë.

Ai duhet të përgjigjet në të gjitha pyetjet lidhur me coronavirusin, por edhe ta arsyetojë vendimin për vazhdimin apo heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski duhet të përgjigjet nëse është mbajtur mbledhja e Këshillit për Siguri para se të shpallet vendimi për gjendje të jashtëzakonshme.

Përveç kësaj, Pendarovski duhet të përgjigjet në pyetjet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve dhe për takimin eventual të liderëve të partive politike.

Advertisement

Qeveria deri tani nuk ka dhënë mendim për gjendjen e re të jashtëzakonshme te Pendarovski./Telegrafi/

The post Pendarovski nesër do të deklarohet nëse do të ketë gjendje të re të jashtëzakonshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy