
Policia ka publikuar një video ku duken shoferët qe nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha.
Sipas policisë, një ndër objektivat e “*Dronit edukues*” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Advertisement
“Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.
Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!”
Advertisement