Më 12.07.2022, në ora 21:15, në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë është privuar nga liria Sh.A nga Struga. Ai në shtëpi në Strugë ka sulmuar fizikisht të miturën nga Shtipi me të cilën jetonte në bashkësi jashtëmartesore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi e duhur . SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami
Rrihet vajza e mitur në Strugë, arrestohet 22 vjeçari shkruan Struga Ekspres.