minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ngacmoi seksualisht dhe dhunoi me grushte një femër në sheshin ‘Skënderbej’/ Policia arreston 39-vjeçarin e rrezikshëm - Struga.info


Ngacmoi seksualisht dhe dhunoi me grushte një femër në sheshin ‘Skënderbej’/ Policia arreston 39-vjeçarin e rrezikshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngacmoi seksualisht dhe dhunoi me grushte një femër në sheshin ‘Skënderbej’/ Policia arreston 39-vjeçarin e rrezikshëm

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një shtetas 39-vjeçar i cili ka ngacmuar seksualisht dhe ka dhunuar me grushte një shtetase në qendër të kryeqytetit.

Pas arrestimit të tij ka rezultuar se ky shtetas edhe më herët ka dhunuar dhe i ka grabutur celularin një shtetasi tjetër.

Gjithashtu më herët burri ka qenë i dënuar edhe për vrasje.

 

Advertisement

Tiranë

Ngacmoi seksualisht dhe dhunoi një shtetase, kapet dhe vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3., 39-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në sheshin “Skënderbej”, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një shtetase dhe e kishte goditur atë me grushte, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Brenda pak minutave, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 39 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Advertisement

Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 11.07.2022, në sheshin “Skënderbej”, ka goditur me grushte shtetasin A. D. dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy