minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Rusia bombardon pa mëshirë edhe Dnipron, të paktën 15 viktima - Struga.info


Rusia bombardon pa mëshirë edhe Dnipron, të paktën 15 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ukraina nuk gjen qetësi nga bombardimet ruse, këtë herë shënjestër e tyre ka qenë qyteti i Dnipros në Ukrainën Qendrore.

 

Sipas guvernatorit të këtij rajoni 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve.

 

Advertisement

Guvernatori shkroi në rrjetet sociale se raketat kishin goditur një fabrikë industriale e ku ishin shkaktuar dhe viktimat. Sipas tij ushtria ukrainase rrëzoi katër nga gjashtë raketat e hedhura në qytet.

 

Kievi gjithashtu ka akuzuar Rusinë se po përdorë  termocentralin më të madh bërthamor në Evropë atë të Zaporizhias, si bazë për ruajtjen e armëve, duke përfshirë sistemet raketore.

 

Advertisement

Ndërkohë këtë të shtunë sirenat kanë rënë sërish në Kiev, duke paralajmëruar sulme ajrore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy