
Një sasi e konsiderueshme të mbjellash me misër në Maliq të Korçës janë dëmtuar nga një insekt që njihet me emrin diabrotica vergitera.
Fermerët ankohen se për shkak të infektimit prodhimi do të jetë disa herë më i ulët se një vit më parë. Për të shpëtuar sa të mundin fermerët kanë nisur trajtimet shtesë me pesticide.
Dy fermer të zonës, Festim Kupe dhe Yllson Veriu kanë mbjellë 120 ha misër, por ata thonë se 50% e tyre është dëmtuar.
Në mbështetje të fermerëve ka dalë edhe kryetari i Bashkisë së Maliqit, i cili kërkon ministrisë së bujqësisë të bëjë dezinfektimin e tokave para mbjelljeve të kulturave bujqësore.
Vetëm në bashkinë e Maliqit janë mbjellë më shumë se 3 mijë hektarë me misër. Pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe është e infektuar.