Kovaçevski udhëheq me delegacionin qeveritar në Bruksel

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të udhëheqë delegacionin zyrtar qeveritar në Bruksel, i cili do të marrë pjesë në Këshillin e Bashkimit Evropian në konferencën e parë ndërqeveritare të planifikuar për nesër, më 19 korrik 2022.

Kjo konferencë ndërqeveritare është me rëndësi historike për Republikën e Maqedonisë së Veriut sepse shënon fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë të vendit në BE.

Sipas agjendës, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nesër pritet të takohen me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në kuadër të vizitës historike në Bruksel, për nesër është paralajmëruar edhe skriningu për Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe drekë pune e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Komisionerin Evropian për zgjerim dhe politika të fqinjësisë së mirë Oliver Varhei, ku do të marrin pjesë të dy delegacionet.

Advertisement

Si pjesë e delegacionit zyrtar qeveritar në Bruksel do të udhëtojnë edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, si dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Ministri i i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Qeverisë

The post Kovaçevski udhëheq me delegacionin qeveritar në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy