minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Negociatat, Santos mesazh urimi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste: Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë - Struga.info


Negociatat, Santos mesazh urimi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste: Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Negociatat, Santos mesazh urimi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste: Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos i ka dërguar një mesazh urimi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me rastin e mbajtjes së konferencës së parë Ndërqeveritare sot në Bruksel mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

 

Në mesazhin e saj të urimit Santos teksa i shpreh Urimet deputetëve të grupit të mazhorancës deklaron:

 

Advertisement

Është koha për të vazhduar në këtë rrugë dhe me reformat shumë të suksesshme të ndërmarra nga vendi juaj.

Jam e sigurtë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë dhe do të vazhdojë të ecë përpara me shumë entuziazëm drejt integrimit evropian”, shkruan Santos.

Mesazhi i plotë i Isabel Santos:

Të nderuar Deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,

Advertisement

Urime për takimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Është koha për të vazhduar në këtë rrugë dhe me reformat shumë të suksesshme të ndërmarra nga vendi juaj.

Jam e sigurtë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë dhe do të vazhdojë të ecë përpara me shumë entuziazëm drejt integrimit evropian.

Më lejoni të përcjell urimet e mia më të përzemërta dhe t’ju uroj shumë sukses për rrugën e anëtarësimit që do të vazhdojmë t’a përshkruajmë së bashku.

Advertisement

Juaja sinqerisht,

Isabel Santos

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy