Greqia nën pushtetin e flakëve, zona të banuara në rrezik nga zjarri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia nën pushtetin e flakëve, zona të banuara në rrezik nga zjarri

Në Greqinë jugore janë aktivizuar një sërë vatrash zjarri që janë duke rrezikuar banorët, bizneset dhe banesat.

 

Mediat greke raportojnë se nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e madhe në malin e Pentelit, konkretisht në Drafi, Anthousa-n fqinje dhe, Dasamari e Dioni.

 

Advertisement

Sipas raportimeve, flakët po favorizohen nga erërat e forta dhe stuhitë që kanë përfshirë zonën. Zona është plot me pisha, nëpër të cilat zjarri përhapet në kohë rekord.

 

Zjarri ka rënë pak pas orës 17:00 dhe brenda tre orësh është përhapur me shpejtësi. Ndërkohë, sinoptikanët kanë bërë të ditur se nga ora 02.00 e mëngjesit erërat do të bien disi, kështu që mund të ketë një “dritare” mundësie për të shuar zjarrin.

 

Advertisement

Flakët si duket po përhapen edhe në zonat e banuara, mes shtëpive ndërsa i rrezikuar është edhe Spitali i Fëmijëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy