Partia Socialiste ka perseritur se nuk pranon asnje propozim nga Sali Berisha dhe deputetet që e mbeshtesin për reformen territoriale.
Kryetari I grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka hedhur poshte cdo mundesi per kontributin e ketyre deputeteve ne kete reforme, duke vene ne dukje se ne gjykimin e tij ndarja e vendit ne 61 bashki nuk ka nevoje te ndryshohet.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
“Ua kam thënë që me non-grata dhe rrënjët dhe tentakular e non-grataveunë nuk merrem asnjëherë dhe nuk i marr seriozisht. Ajo që dua të them është që komisioni i reformës territoriale është ngritur si një nevojë për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të një reforme historike të ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë në 2014, unë mëndoj që ndarja aktuale administrative territorial është e mirë dhe duhet të presim ende kohë për të menduar dhe për të studier një ndarje të re.”
Advertisement
Nga ana tjeter Balla ka sqaruar rezoluten e PS per raportin e Dick Martit e cila do te votohet neser në seancë.
“Dhe pas këtij momenti të iniciohet sikurse kërkohet në rezolutë, një raport dhe një rezolutë e re, një folloë-up report siç quhet në termat proçeduaral të vetë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës rishikimi i atyre pretendime të cilat sot nuk ekzistojnë dhe për pasoj efektet e tyre duhen rishikuar.”
Advertisement
Raporti i ish të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili përmban akuza ndaj ish anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ishte baza e themelimit të Gjykatës së Posaçme për krime të luftës në Hagë.