
Një aksident i rëndë është shënuar në galeritë e kromit në Martanesh te Bulqizës.
Burime bëjnë me dije se është plagosur rëndë një minator teksa ka qenë në frontin e punës.
Advertisement
Paraprakisht dyshohet se minatorit i ka rënë një sasi gurësh. Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë.
Për shkak të plagëve të marra minatori është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Grupi hetimor është nisur drejt vendngjarjes.
Advertisement