Plagosi rëndë bashkëfshatarin e tij/ Gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën e ish drejtorit të OSHEE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi rëndë bashkëfshatarin e tij/ Gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën e ish drejtorit të OSHEE

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë, Altin Nikolli, i cili u arrestua në muajin qershor të këtij viti për plagosje të rëndë me dashje, do të vijoje të qëndrojë në burg.

 

Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e Nikollit, i cili përmes avokatit mbrojtjes kishte kërkuar një masë më të butë.

 

Advertisement

Altin Nikolli u arrestua me 16-qershor me kërkesë të prokurorisë së Lezhës dhe miratim të gjykatës, pasi rezultoi të jetë përfshirë në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë.

 

Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti dhe nga veprimet hetimore dhe akti i ekspertimit, organi i akuzës ka arritur të provojë se Altin Nikolli ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij Marin Gjoka, duke e lënë të plagosur rëndë.

 

Advertisement

Pas ngjarjes, të plagosurit iu gjet edhe një armë zjarri dhe iu komunikua urdhër ndalimi në spital, por disa muaj më vonë prokuroria ka arritur të provojë se arma ishte teknikisht e parregullt.

 

Konflikti mes tyre mësohet të ketë ndodhur për çështje pronësie, pasi Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy