Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me djegien e autobuzit të linjës Durrës-Porto Romano pasditen e sotme.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 16:10 dhe shkak për këtë dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në motorr.
Advertisement
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.
AdvertisementNga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduar .
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.