
Vijojnë flakët në Njësinë Administrative Milot të bashkisë Kurbin.
Bashkia Kurbin ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për shuarjen e flakëve.
Advertisement
Për shkak të erës së fortë, temperaturave të larta, zjarri është përhapur shumë.
Terreni është mjaft i thyer dhe nuk mund të ndërhyhet me zjarrfikëse . Sot ka filluar operacioni i gjerë, për eleminimin e vatrës së zjarrit, nën drejtimin e Prefektit Lezhë.
Advertisement
Operacioni ka filluar në orën 06.30 të mengjesit . Përveç forcave të bashkisë Kurbin, me mbështetjen e 50 forcave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të një helikopteri . Operacioni vijon për shuarjen e plotë të flakëve.