minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Rusia akuzon Ukrainën për granatime në centralin bërthamor - Struga.info


Rusia akuzon Ukrainën për granatime në centralin bërthamor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia akuzon Ukrainën për granatime në centralin bërthamor

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 8 gusht se Ukraina ka granatuar centralin bërthamor të Zaporizhjas më 7 gusht, duke dëmtuar linjat e tensionit të lartë dhe duke bërë që të reduktohet prodhimi në këtë central.

 

Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë.

 

Advertisement

Në përditësimin ditor, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Ukraina kreu granatime rreth orës 12:40 pranë pozicioneve në qytetin Marhanets.

 

Granatimet, siç pretendoi Rusia, dëmtuan linjat e tensionit të lartë që furnizojnë me energji rajonet e Zaporizhjas dhe Hersonit – që janë nën kontrollin rus – në jug të Ukrainës.

 

Advertisement

Sipas Moskës, këto grantime kanë ndërprerë furnizimet me energji.

 

Kievi ka mohuar se ka sulmuar centralin bërthamor. Kompania shtetërore ukrainase e energjisë bërthamore, Energoatom, tha të dielën se një punëtor u lëndua pasi forcat ruse granatuan centralin të shtunën mbrëma.

 

Advertisement

Këto raportime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavrur.

 

Rusia ka marrë kontrollin e Zaporizhjas në ditët e para të pushtimit të Ukrainës. Centrali, megjithatë, operohet nga stafi ukrainas.

 

Advertisement

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se çdo sulm ndaj centralit më të madh në Evropë mund të cilësohet si “akt i vetëvrasjes”./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy