
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Kolonjë mbrëmjen e djeshme.
Pjesa e brendshme e pyllit të qytetit të Ersekës është përfshirë nga flakët.
Advertisement
Nga ana e zjarrëfikësve është bërë e mundur kufizimi I flakëve, duke ruajtur kështu kurorën e pishave.
Deri në orë 23:00, forcat zjarrfikëse u përballen me flakët të cilat u përhapën ne rreth dy dynym sipërfaqe.
Advertisement
Është hera e pestë brenda 1 jave që zjarri i qëllimshëm tenton të kthejë në hi mushkëritë e qytetit.
Dy mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës u vunë në dispozicion për shuarjen e flakëve deri në orën 23:00.
Advertisement
Të shumta kanë qenë rastet në vend kur vatra të zjarrit janë ndezur qëllimisht nga persona të ndryshëm por ende nuk janë kapur apo identifikuar autorët e zjarreve.