
Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen në Shkodër ku është vrarë me çifte një i mitur rreth 10 vjeç.
Policia bënë me dije se i mituri është vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij 68-vjeçar i cili ka qenë duke pastruar armën e gjahut.
68-vjeçari është palgosur edhe vetë në dorë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.
AdvertisementNga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.