minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Tajvani kryen stërvitje ushtarake në mes të tensioneve të larta me Kinën - Struga.info


Tajvani kryen stërvitje ushtarake në mes të tensioneve të larta me Kinën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tajvani kryen stërvitje ushtarake në mes të tensioneve të larta me Kinën

Tajvani ka kryer stërvitje ushtarake më 11 gusht, një ditë pasi Kina fqinje përfundoi stërvitjet e shkallës së gjerë në Ngushticën e Tajvanit.

 

Në stërvitjet ushtarake të Tajvanit, që zgjatën pothuajse një orë, u përfshin qindra trupa dhe artileri.

 

Advertisement

Këto stërvitje u mbajtën në pjesën jugore të ishullit. Stërvitje të ngjashme Tajvani kishte mbajtur në zonën e njëjtë edhe më 9 gusht.

 

Ushtria e Tajvanit tha se të dy stërvitjet ishin planifikuar më herët dhe nuk u mbajtën në përgjigje të veprimeve të Pekinit.

 

Advertisement

Tensionet në këtë zonë janë rritur pasi javën e kaluar kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelsoi, së bashku me një delegacion të Kongresit amerikan, vizitoi Tajvanin.

 

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që ka vizituar ishullin e Tajvanit në dekada.

 

Advertisement

Kina pretendon se Tajvani është provincë e saj dhe refuzon që të përjashtojë mundësinë e përdorimit të forcës për të rimarrë kontrollin e ishullit.

 

Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940.

 

Advertisement

Raportet mes Pekinit dhe Taipeit janë përkeqësuar veçmas që nga viti 2016, kur Tsai Ing-wen u bë presidente e Tajvanit me platformën që nuk njeh pretendimet e Pekinit mbi këtë ishull vetëqeverisës./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy