
Kapiteni i një jahti që po lundroten në Dhërmi është gjobitur nga Policia Kufitare në masën 100 mijë lekë.
Shkak është bërë fakti se kapiteni, një 46 vjeçar nga Mali i Zi, nuk ka respektuar zonën e kufizuar për mjetet lundruese, duke rrezikuar sigurinë në plazhe.
Advertisement
Paralelisht policia i ka bllokuar edhe jahtin për 5 ditë.
Edhe në Vlorë e Himarë janë ndaluar tre mjete të tjera lundruese, tip gomone, pasi kishin magësi dokumentacioni.
Advertisement
Kontrollet e Policisë Kufitare janë intesifikuar, për të verifikuar lundrimin e mjeteve në det.
Kjo pas ngjarjes tragjike në Himarë ku humbi jetën vogelushja 7 vjeçare, e cila u godit nga skafi që drejtohej nga ish zyrtari i policisë.
Advertisement