
Twitter dhe Meta kanë hequr nga platformat e tyre një fushatë propagandistike në internet që synon të promovojë interesat e SHBA jashtë vendit, thonë studiuesit.
Ky është operacioni i parë i madh i fshehtë i propagandës pro-SHBA-së i hequr nga gjigantët e teknologjisë, thuhet në një raport nga firma analitike e mediave sociale Graphika dhe Observatori i Internetit Stanford (SIO).
Ata hoqën dhjetëra llogari të përdorura në fushatë në korrik dhe gusht.
Nuk dihet se kush qëndron pas operacionit propagandistik.
Studiuesit thonë se Twitter ka identifikuar SHBA-në dhe Britaninë e Madhe si “vendet e supozuara të origjinës”, ndërsa Meta, që zotëron Facebook dhe Instagram, tha se SHBA ishte “vendi i origjinës”.
Megjithatë, studiuesit e kishin të qartë se edhe pse kompanitë emërtuan këto vende, kjo nuk vërtetoi se ata ishin pas fushatës.
“Ne nuk kemi informacionin e nevojshëm për t’ia atribuar këtë aktivitet një vendi apo organizate të vetme,” tha SIO për BBC.
“Ajo që është e qartë, është se aktiviteti synon të çojë përpara interesat perëndimore, duke përfshirë ato të SHBA-së dhe aleatëve.”