
Nga 21 mijë maturantë që kanë aplikuar këtë vit, 9500 kanë qenë në fakultetin e Ekonomisë. Dekani Dhori Kule shprehet se interesi i lartë i 45% maturantëve të këtij viti për këtë universite, lidhet me faktin se katër degët e studimit: financë, administrim biznesi, ekonomiks dhe informatikë ekonomike nxjerrin profesioniste në përputhje me nevojat e tregut te punës.
DHORI KULE
DEKAN I FAKULTETIT TË EKONOMISË
AdvertisementFakulteti i Ekonomisë çdo vit ka qenë prioritar në aplikimet e mnaturantëve dhe këtë vit mbetet i pari. Këtë zgjedhje ua imponon tregu i punës, pra ata që mbarojnë fakultetin Ekonomik të universitetit të Tiranës kanë një siguri maximale për të gjetur punë e për t’u sistemuar në tregun e punës.
Numri i maturantëve të shpallur fitues në fazën e parë në fakultetin e Ekonomisë i takojnë nivelit me mesatare të lartë.
Niveli dhe cilësia e maturantëve të shpallur fitues është shumë e lartë dhe ky ëështë një nga çelësat që kemi ne, nëse ke staf të mirë natyrisht që edhe produkti është i mirë.
Dekani Kule ngre shqetësimin e nisjes së vitit akademik në mes të muajit tetor. Sipas tij, kjo është një zgjatje që çdo vit detyron studentët të japin provimet deri në muajin korrik.
Shkolla në universitetet shqiptare duhet të fillojë shumë më shpejt, maximum në mes të tetorit që të mos rrimë në mes të korrikut të bëjmë provime. Në Suedi në fund gushti, Itali, Angli në mes të shtatosrit, ne e fillojmë në 17 tetor.
Të gjithë maturantët që nuk kanë mundur të fitojnë në raundin e parë të aplikimeve për univeristet nuk duhet të shqetësohen. Dekani i fakultetit të Ekonomisë sqaroi se ata mund të aplikojnë në disa degë, ndaj dhe mund të ketë hapësirë për pjesën tjetër që nuk është kualifikuar që në raundin e parë.Raundi i dytë i regjistrimeve për universitetet nis në shtator, nga data 22 deri në 24.