
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta teksa ka folur për shkarkimin e Gledis Nanos, ka deklaruar se qeveria e bëri kokë turku.
Në një dalje për mediat, Meta theksoi se ky vendim ishte i çuditshëm, por i zakonshëm në vendin tonë.
“Një vendim i çuditshëm por tashmë edhe i zakonshëm.
Në një kohë ku priteshin përgjegjësi më të larta politike. Është e qartë që u bë edhe një kokë turku e radhës. 10 muaj më parë ai u promovua me entuziazëm si një prurje e re dhe shpresëdhënëse. Nuk besoj se ka naiv në këtë vend që të besoj që drejtori i policisë deri dje apo deri para 10 vitesh që nga momenti që Rama u bë kryeministër, drejtori dhe performanca e tij ka qenë problemi. Hëngshin kokat me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë se lidhjet e bandave janë të drejtpërdrejta me kryeministrin”, tha Meta.