Kuçovë/ Motori përplaset me bordurat e rrugës, vdes 46-vjeçarja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuçovë/ Motori përplaset me bordurat e rrugës, vdes 46-vjeçarja

Përplasja e një motori me bordurat e rrugës ka rezultuar fatalë për një grua 46-vjece në fshatin Goraj të Kucovës.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të enjte.

 

Advertisement

Viktima me iniciale M.P., ishte duke udhëtuar si pasagjere  në motor bashkë me djalin e saj 20-vjecar i cili ishte në timon.

 

I riu ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me bordurat e rrugës duke shkaktuar vdekjen e pasagjeres.

 

Advertisement

Po ashtu në spital por jashtë rrezikut është shtetasi L.P., 20 vjec.

 

 

Kuçovë/Informacion paraprak

Advertisement

 

Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.

Advertisement

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy