minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Stevo Pendarovski do të merr pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II - Struga.info


Stevo Pendarovski do të merr pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar.

Pendarovski në varrimin në Londër do të jetë i shoqëruar nga Zonja e Parë, Elizabeta Georgievska Pendarovska.

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator në Westminster Abbey në Londër, ka konfirmuar Buckingham Palace.

Kjo ditë është bërë festë publike, transmeton Telegrafi.

Advertisement

Arkivoli i Mbretëreshës do të qëndrojë për katër ditë për homazhe para funeralit të monarkes më 19 shtator, ka konfirmuar Buckingham Palace.

Trupi i saj do të dërgohet nga Pallati Buckingham në Westminster Hall të mërkurën, ku arkivoli do të vendoset në një platformë të ngritur, të njohur si katafalkë.

Arkivoli i saj do të jetë i veshur me flamurin Royal Standard dhe kur të vendoset në Wesminster Hall do të mbulohet me Kurorën Shtetërore Imperial, me rruzull dhe skeptër./Telegrafi/

The post Stevo Pendarovski do të merr pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy