
Rreth 4700 nxënës në Durrës do ta zhvillojnë mësimin këtë vit në shkolla pritëse, për shkak të dëmeve që institucionet e tyre arsimore kanë pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Ndonëse kanë kaluar vite, godinat janë ende në proces rindërtimi.
Nxënësit e shkollës “14 Nëntori” e zhvillojnë mësimin pasdite në mjediset e “Qemal Micit”, edhe pse ndërtesa ishte rikonstruktuar pak para lëkundjeve sizmike.
NXENES
Advertisement1-Shkolla është prishur nga tërmeti.
GAZETAR: Kur ju kanë thënë se do shkoni përsëri?
Nuk na kanë thënë. Po, po e riparojnë.
AdvertisementGAZETAR: Është prishur nga tërmeti?
Po.
GAZETAR: Çfarë ju ka thënë mësuesja, kur do shkoni në shkollën tuaj?
AdvertisementNë shtator na kanë thënë, kur të nisë shkolla.
GAZETAR: Kur do riktheheni?
Se di.
Advertisement
GAZETAR: Ju bezdis që e zhvilloni mësimin pasdite?
Po.
AdvertisementGAZETAR- Ishit më mirë te shkolla juaj?
Po.
Edhe për prindërit kjo situatë paraqitet tejet shqetësuese.
PRINDER
1-Lëmë punën, vijmë sjellim gocën kurse atje e kishe paradite dhe ishte më ndryshe. Për fëmijët është më lehtë paradite, normale, për një muaj, dy do fillojë të errësohet. Na kanë thënë se do kthehen në janar, por e thëna me të bërën është ndryshe.2-Më afër e kanë pasur te “14 Nëntori”, nuk e di kur do shkojnë atje, nuk na kanë dhënë përgjigje akoma.
Advertisement
Burime nga zyra vendore e arsimit në Durrës bëjnë të ditur se në total janë 12 shkolla në proces rindërtimi, ndërkohë që disa të tjera janë akoma në fazën e projektimit.
MESIM NE SHKOLLA PRITESE
DURRES, RRETH 4700 NXENES VUAJNE ENDE PASOJAT E TERMETIT