
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ndodhet në ambientet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku po zhvillon një takim me Ilirjan Celibashin.
Në këtë takim, po marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike.
Advertisement
Kështu, Jorida Tabaku nga PD, Damian Gjiknuri nga PS, Monika Kryemadhi nga PL dhe Arjan Madhi nga PR janë paraqitur në ambientet e KQZ.
Paraprakisht mësohet se temë e diskutimit të jetë financimi i partive politike.
Advertisement
Kjo lëvizje, vjen një ditë pas publikimit të dokumenteve nga administrata amerikane për financimin e 500 mijë dollarë të PD-së në vitin 2017 nga Rusia.
Advertisement