![Video- 34 vjeçari humbi jetën nga asfiksia në llixhat e Elbasanit/ Dalin pamjet nga vendngjarja](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/09/llixha-elbasan.png)
34 vjeçari Alban Pashollari ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas asfiksisë në llixhat e Elbasanit.
Pashollari ka qenë nën shoqërinë e mikut të tij, ndërsa mësohet se dy të rinjtë i kanë hapur vetë rubinetat për të mbushur vaskat me ujra termalë, edhe pse ambienti ka qenë i mbyllur.
Advertisement
Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë që kanë dalë edhe pamjet e para nga vendngjarja, ku edhe siç shihet në video, ambienti ka qenë i mbyllur dhe pa asnjë njeri tjetër aty.
Advertisement
Advertisement