
Policia e Elbasanit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku 34 vjeçari Alban Pashollari humbi jetën në llixha.
Policia, përmes një njoftimi bën me dije se I riu ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, rrugës për në spital.
Advertisement
Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.
AdvertisementParaprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement