
Forca të shumta policore, pjesë e të cilëve Forcat Speciale, kanë ushtruar kontrolle në Fier, Patos e Roskovec mbrëmjen e kësaj të shtune.
Prani e shtuar e uniformave blu është vënë re në hyrje e dalje të qytetit të Fierit, si dhe në akse të tjerë në qytet.
Advertisement
Qëllimi ka qenë kontrolli i personave në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje e që mund te transportojnë lëndë narkotike. Në fokus të kontrolleve kanë qenë edhe personat në kerkim, të përfshirë në vepra të ndryshme penale.