Emigratët e paligjshëm “çojnë” në pranga dy të rinj/ Procedohet penalisht edhe shoferi dhe fatorino i autobusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emigratët e paligjshëm “çojnë” në pranga dy të rinj/ Procedohet penalisht edhe shoferi dhe fatorino i autobusit

Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj të cilët tentuan të transportonin emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

 

Në një njoftim për mediat, policia bëri me dije se Në autostradën “Milot – Morinë”, në Thirrë, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndaluar 2 automjete dhe pas kontrollit të ushtruar në secilin prej tyre, kanë gjetur, në njërin prej tyre, 6 emigrantë nga vendet e treta.

 

Advertisement

Si pasojë e kësaj, u arrestuan në flagrancë të 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit Besfort Morina, 26 vjeç, banues në Kosovë dhe Julian Lacaj 34 vjeç, banues në Tiranë.

 

Po ashtu, nga këto forca policie, u proceduan në gjendje të lirë Bujar Ibrahimi dhe  Ilir Hoxha, shoferi dhe fatorino i linjës Prishtinë-Tiranë, pasi në autobiz u gjetën dy emigrantë të paligjshëm.

 

Advertisement

Lezhë / Evidentohen dhe goditen brenda 24 orëve, 2 raste të transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Autostrada”.

 

Advertisement

Operacioni, si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot – Morinë”, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë.

 

Transportonte 6 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, shoqërohej dhe ruhej nga një automjet tjetër për të kryer këtë aktivitet kriminal, vihet në pranga 26-vjeçari. Arrestohet edhe drejtuesi i automjetit shoqërues.

 

Advertisement

Evidentohen duke transportuar me autobus emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, procedohen në gjendje të lirë shoferi dhe faturinoja.

 

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot – Morinë”, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Autostrada”.

 

Advertisement

– Në autostradën “Milot – Morinë”, në Thirrë, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndaluar 2 automjete dhe pas kontrollit të ushtruar në secilin prej tyre, kanë gjetur, në njërin prej tyre, 6 emigrantë nga vendet e treta MENA, të cilët po transportoheshin kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit në automjetin tjetër nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Në këtë automjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi J. L., i cili shoqëronte dhe ruante automjetin me emigrantë. 

 

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë të 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit B. M., 26 vjeç, banues në Kosovë dhe J. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për vepren penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

Advertisement

-Në vijim të operacionit “Autostrada”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, pas disa orësh, është evidentuar dhe goditur një rast tjetër i transportimit të emigrantëve kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në vendin e quajtur Fang, Mirditë, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Tiranë – Prishtinë”, janë gjetur 2 emigrantë nga vendet e treta MENA.

 

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht shtetasit B. I., 54 vjeç dhe I. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, shofer dhe faturino të këtij autobusi, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy