![Tronditet tregu/ Rritet nafta dhe benzina, Bordi vendos çmimin më të lartë që nga krijimi i tij](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/04/nafta-1-1-780x470-1-664x400.png)
Çmimi i naftës pritet të shënojë një rritje rekord me 22 lekë/litër nga pasditja e kësaj të premteje. Bordi i Transparencës pritet të zyrtarizojë vendimin për të tregtuar një litër naftë me 245 lekë/litër.
Kjo është rritja më e lartë e miratuar me vendim bordi, që nga muaji mars kur nisi funksionimin e tij. Edhe benzina do të shtrenjtohet nga 198/lekë, do të shitet me 204 lekë/litër. Ndërsa ka mbetur i pandryshuar çmimi i gazit.
Advertisement
Kjo rritje kaq e lartë e çmimit të karburanteve është efekt i menjëhershëm i vendimit të vendeve të OPEC për të ulur pordhimin ditor të naftës. Pas këtij paralajmërimi, çmimi i një fuçie nafte në bursa u rrit duke u tregtuar me 96 dollarë.