KE: Shqipëria, progres në drejtesi/ Kriza në PD afektoi Parlamentin. Kujdes sigurinë kibernetike dhe amnistinë fiskale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KE: Shqipëria, progres në drejtesi/ Kriza në PD afektoi Parlamentin. Kujdes sigurinë kibernetike dhe amnistinë fiskale

Nesër ne Bruksel komisioni Evropian do të publikojë strategjinë e zgjerimit dhe progres raportin për Shqipërinë.  Vizion Plus ka siguruar dokumentin për politikën e zgjerimit, ku analizohet progresi i vendeve në raport me standardet e komisionit evropian.

 

 

 

Advertisement

Gjatë analizës për funksionimin e institucioneve demokratike, Brukseli nuk ka lënë jashtë vëmendjes krizën brenda partisë demokratike.

 

 

 

Advertisement

 

“Konflikti brenda partisë më të madhe opozitare, ka afektuar jetën parlamentare. Në nivel qeveritar, Shqipëria ka vazhduar të mbajë fokusin e përgjithshëm, në axhendën reformuese të BE-së.”- thuhet në raport.

 

 

Advertisement

Bie ne sy se Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive për zbatimin e reformës në drejtësi dhe rezultatet e Spak-ut në luftën kundër korrupsionit.

 

 

 

Advertisement

 

“Në Shqipëri, Struktura e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka kryer procedime kriminale dhe investigime financiare, të cilat kanë rezultuar veçanërisht me dënime të formës së prerë, në disa çështje të nivelit të lartë. Procesi i Vetting-ut të gjyqësorit ka sjellë rezultate në luftën kundër korrupsionit brenda sistemit gjyqësor”

 

 

Advertisement

Komisioni tërheq vëmendjen për nevojën e forcimit të kapaciteteve kundër krimit kibernetik.

 

 

Advertisement

 

“Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm në konfiskimin e aseteve të ardhura nga krimi, por i duhet të bëjë hapa në rritjen e kapaciteteve për të adresuar krimet kibernetike”

 

 

Advertisement

Në raport me ekonominë dhe luftën kundër pastrimit të parave, komisioni Evropian ka kritikuar sërish draftin e amnistisë fiskale.

 

 

Advertisement

 

Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të rrezikojnë përparimin në këtë fushë.”

 

 

Advertisement

 

Ndërsa, në lidhje me nismën “Ballkanin e hapur”, Brukseli e mbështet.

 

Advertisement

 

“Për aq kohë sa nisma e Ballkanit të Hapur është në kuadrin e Tregut të Përbashkët Rajonal, përputhet me standardet e BE-së dhe është plotësisht e hapur dhe gjithëpërfshirëse, është një hap i dobishëm drejt zhvillimit të një tregu të përbashkët midis gjashtë ekonomive të rajonit.”

 

 

Advertisement

 

Kjo është analiza e parë që Komisioni Evropian bën për Shqipërinë, pas fillimit të bisedimeve për anëtarësimin në BE. Vizion Plus/ 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy