
Invalidët e punës protestuan këtë të premte para ministrisë së financave për më shumë mbështetje ekonomike.
Ata kërkuan: indeksimin e pensioneve në përputhje me të ardhurat dhe rritjen e çmimeve, rimbursimin e energjisë elektrike dhe lëndës djegëse, dhënien e 500 lekëshit të premtuar për buxhetin e 2020, rritjen e ndihmës së paaftësisë me 1000 lekë në muaj, kalimin e ndihmës ekonomike te sigurimet shoqërore, përjashtimin nga taksat, rimbursimin e ilaçeve dhe zbatimin e ligjit për transportin urban dhe interurban.
Dhjetëra protestues nga qytete të ndryshme të vendit u shprehen se ndihen të diskriminuar në krahasim në kategoritë e tjera të shoqërisë.
Invalidët e punës paralajmëruan protesta të tjera edhe më masive nëse nuk plotësohen kërkesat.
Deri më datë 20 nëntor ata do të presin një përgjigje nga ministria e financave, në të kundërt do të përshkallëzojnë qëndrimin.