
500 mijë euro të padeklaruara janë kapur4 ditën e sotme në portin e Durrësit.
Paraprakisht mësohet se ato ishin fshehur në tavanin e një autobusi të linjës Bari-Durrës.
Advertisement
Autobusi mbërriti nga qyteti i Barit dhe gjatë kontrollit të policisë kufitare janë gjetur paratë e fshehura në pako të ndryshme brenda strukturës metalike të autobusit.
Sasia e parave do të numërohen për një saktësim nga ana e policisë. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po zhvillon kontrolle në banesa për të zbuluar çfarë fshihet pas sasisë së parave e cila ende po numërohet.
Advertisement