Kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj mbrojti votën e 18 deputetëve pro ndryshimeve në ligjin për dosjet.
Alibeaj organizoi një takim me ish-të përndjekur e mbështetës te tij në ambientet e kryesisë së Kuvendit për të shpjeguar se dosjet e ish-sigurimit të shtetit janë hapur plotësisht.
ENKELEJD ALIBEAJ
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD
Advertisement“Ky është patriotik dhe do të jetë një nga aktet më të rëndësishme në karrierën politike të secilit prej deputetëve që e mbështeten dhe e votuan”
Alibeaj premtoi se pas hapjes së dosjeve do të ndalohet edhe hyrja në politikë e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.
Aktualisht në Parlament ka 4 nisma ligjore që synojnë të vendosin kufizime për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit. PS ka depozituar dy drafte, një Alibeaj dhe një projektligj kreu i PD Sali Berisha.
Të gjitha këto nisma ligjore kërkojnë 84 vota për tu miratuar e mbetet për tu parë se për cilin draft e gjejnë konsensusin mazhoranca dhe deputetët demokratë të drejtuar nga Alibeaj.