
Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare, legjenda e futbollit irakian, Ahmed Radhi.
Mediat vendase raportojnë se shkak ishte infektimi nga Covid19. Ahmed Radhi ishte shtruar në spital në Bagdad një javë më parë, ku u testua pozitiv me Coronavirus
Ai la spitalin të enjten kur shëndeti i tij u përmirësua, por u rikthye në spital në të njëjtën ditë.
Advertisement
Radhi mbahet mend si një nga golashënuesit më të mirë të Kombëtares së Irakut, dhe se ka shënuar golin e vetëm për Irakun në Kupën e Botës së vitit 1986 kundër Belgjikës.