Rama premton nga Lushnja/ “Për çështje javësh do keni ujë të pijshëm 24 orë, do ndërtojmë edhe doganën”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama premton nga Lushnja/ “Për çështje javësh do keni ujë të pijshëm 24 orë, do ndërtojmë edhe doganën”

Pas Mallakastrës, kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Lushnje.

 

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Rama u shpreh se për çështje javësh Lushnja do të ketë ujë të pijshëm 24 orë.

 

Advertisement

Po ashtu kryeministri Rama ka premtuar ndërtimin e doganës në Lushnjë .

 

Për hir të vërtetës, besoj që sot ne patëm një moment të rëndësishëm për të kuptuar çfarë duhet të bëjmë që të ecim përpara. Do ndërhyhet në unazën e qytetit nga qeveria. Për ndërtimin e kombinatit është shumë e rëndësishme kur të përpunojmë më shumë produkte. Në aspekti e grumbullimit kemi bërë shumë hapa para, ishin 2 pika ndërsa sot janë 19, ku 17 prej tyre janë të mbështetura nga fondet e qeverisë. Është vetëm një agro-përpunim që është tregues i qartë që duhet të jetë shkalla që duhet ngjitur për të pasur sukses dhe përfitim. Për të bërë të mundur që asgjë të mos shkojë dëm.

 

Advertisement

Të gjithë produktet e mbetura të mos hidhen poshtë por të gjendet një mënyrë për ti përdorur. Do mundemi që të bëjmë shërbimin doganor. Do ta çojmë para këtë projekt shumë shpejt. Ashtu siç pashë kompleksin e ri që po bëhet, do ta mbështesim këtë projekt duke nisur me pishinën e hapur i cili është i nevojshëm për fëmijët. kur të bëhet projekti i plotë do e bëjmë të mbyllur. Më në fund në pak javë, qyteti i Lushnjes do ketë ujë 24 orë. E kam pak fiksim ketë në kuptimin që sa herë hidhen disa përpjetë në FB “ Skeni turp që e bëni tani?” Turp më vjen që po bëhet tani sepse duhet të ishte bërë që pa ardhur ne. Nuk është mirë që të diskutohet uji në 2022, por nuk është turp që po bëj të mundur ujin në gjithë Shqipërinë. Turp tu vijë atyre që e lanë ashtu.” tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy