Ashensorët e Spitalit të Traumës jashtë funksionit, problem transportimi i të sëmurëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ashensorët e  Spitalit të Traumës jashtë funksionit, problem transportimi i të sëmurëve

Prej disa orësh ashensorët e spitalit Universitar të Traumës janë totalisht jashtë funksionit.

 

Nuk dihet shkaku se përse ka ndodhur kjo, ndërkohë që është kthyer problem transportimi i të semurëve nga njëri kat në tjetrin.

 

Advertisement

Familjarë të pacientëve që ndodhen aty njoftojnë se transportimi i të sëmurëve aktualisht po bëhet me barrela në krah, nga njëri kat në tjetrin.

 

Shkaqet e këtij problemi mbeten të paqarta, ndërsa edhe personeli është futur në një kaos për shkak të vonesave që krijohen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy